Bota

Ka shënuar një numër të lartë viktimash/ Franca i dhuron Sllovakisë 15 mijë doza vaksinash anti-Covid

7 Mars 2021, 21:37 Nga DOSJA
Ka shënuar një numër të lartë viktimash/ Franca i

PARIS-Franca i ka dhuruar Sllovakisë 15.000 doza të vaksinës AstraZeneca, pasi vendi ka një numër të lartë viktimash.

Sipas TheGuardian, kryeministri sllovak, Igor Matoviç i përshkroi dozat e Oxford-AstraZeneca si një dhuratë shumë të mirë dhe të dobishme dhe një gjest të madh miqësie.

Sllovakia me 5.4 milion njerëz ka regjistruar një mesatare prej 24.09 vdekjesh për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit niveli më i lartë në botë. Po ashtu, ministri i shëndetësisë së vendit ka njoftuar se ditën e sotme është zbuluar mutacioni afrikan i Covid-19, në shtatë mostra të marra.

Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në Sllovaki janë shënuar 323,390 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 7,836 pacientë.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota franca i dhuron sllovakis doza te vaksinave anti-covid france sllovaki franca i dhuron sllovakis doza te vaksinave anti-covid france sllovaki

Sondazh

Poll