Bota

Ish-deputeti i LDK-së ankohet për vjedhje të votave: Duhet rinumërim në mënyrë që të respektohet vullneti i popullit

7 Mars 2021, 17:45 Nga DOSJA
Ish-deputeti i LDK-së ankohet për vjedhje të votave: Duhet

KOSOVË-Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që në zgjedhjet e fundit parlamentare garoi edhe për një tjetër mandat në Kuvend, Visa Hori ka deklaruar se i janë vjedhur votat.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), por kërkesa i është refuzuar. Sipas tij, është e nevojshme rinumëri i votave në mënyrë që të respektohet vullneti i popullit.

“SKANDALET NË QNR NUK KANË TË NDALUR; Vetëm në kutinë 1815E/01R më janë tjetërsuar 44 vota, ku edhe përkundër ankesës sime që e kam bërë në PZAP, sot morra përgjigjen se ankesa më është refuzuar për shkak se gjoja nuk paskam ofruar dëshmi të mjaftueshme. E çfarë dëshmishë tjera duhet me ju ofru këtyre, Formulari i Rezultateve të Kandidatëve (shih foton) dëshmon se në këtë vendvotim kam pasur 48 vota. Ankesës i kam bashkangjitur edhe deklaratat e komisionerëve se kam pasur po këtë numër të votave në këtë kuti, ndërsa në rezultatet preliminare të KQZ më figurojnë vetëm 4 vota. Kjo është e papranueshme dhe përtej saj, KQZ po devijon vullnetin e qytetarëve, prandaj RINUMRIMI i votave është i pashmangshëm nëse duam që procesi të mbyllet fer”, ka shkruar Hori.

Postimi i plotë: 

SKANDALET NË QNR NUK KANË TË NDALUR;

Vetëm në kutinë 1815E/01R më janë tjetërsuar 44 vota, ku edhe përkundër…

Posted by Visar N. Hoti on E Diele, 7 Mars 2021

 

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka arritur të marrë 438 mijë e 334 vota. Ndërkohë e dyta ka dalë, Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota. Në lidhje me listën e deputetëve, LVV-ja ka marrë 58 deputet. PDK-ja ka arritur të marrë 19 deputet, LDK-ja 15 deputet. Ndërsa AKK-ja 8 deputet dhe Lista Serbe 10 deputet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora partit ne kosove ankohen per vjedhje votash visa hori zgjedhjet ne kosove partit ne kosove ankohen per vjedhje votash visa hori zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll