Bota

Pesë persona kanë grabitur në mënyrë të dhunshme, një çift të moshuarish, në Pikermi të Greqisë

7 Mars 2021, 16:15 Nga DOSJA
Pesë persona kanë grabitur në mënyrë të dhunshme,

GREQI-Pesë persona kanë grabitur dhe dhunuar një çift të moshuarish, në Pikermi, të Greqisë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku mes të dhunuarve ishte edhe ndihmësi i dy të moshuarve.

Sipas Protothema.gr, makthi për 93-vjeçarin dhe gruan e tij të lidhur në shtrat filloi të rreth orës 04:45, ku pesë grabitësit hynë në shtëpinë e çiftit dhe u drejtuan për në dhomën e gjumit. Katër prej tyre qëndruan në dhomë ku ushtruan dhunë mbi çiftin e të moshuarve, ndërsa bashkëpunëtori i pestë i kërkoi të tregonin se ku kishte para. I moshuari i trembur tregon për vendin ku mbaheshin 400 euro, por autorët e krimit vazhduan ta godisnin për t’i dhënë më shumë.

Kur e kuptuan që ai nuk kishte më para, ata kapën kryqin që ai kishte në qafë, ndërsa ata sulmuan edhe gruan e tij duke i hequr unazën e martesës ndërsa tërhiqnin dhe i prisnin zinxhirin nga qafa.

Ata sulmuan gjithashtu edhe ndihmësin e shtëpisë, të cilin para se të largoheshin e lidhën me 93-vjeçarin dhe hodhën celularët në tualet.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll