Bota

VIDEO/ E pazakontë, prindërit në Tajlandë martojnë binjakët 5-vjeçar, besojnë në bestytni

7 Mars 2021, 16:38 Nga DOSJA
VIDEO/ E pazakontë, prindërit në Tajlandë martojnë

TAJLANDË-Një ngjarje e pazakontë është raportuar në Tajlandë. Sipas DailyMail, një familje, ka martuar fëmijët e tyre binjak për shkak të një bestytnie.

Ceremonia e martesës së Washirawit Bee Moosika dhe motrës së tij Rinrada Breem, të dy 5 vjeç është kryer ditën e djeshme. Prindërit e tyre, Weerasak, 31 vjeç dhe gruaja Rewadee, 30 vjeç, ndjekin mësimet Budiste të cilat pretendojnë se të gjithë binjakët kanë lindur së bashku sepse, në një jetë të mëparshme ata kanë qenë të dashuruar. Sipas tyre nëse ata nuk martohen, do të kenë fatkeqësi.

Weerasak dhe gruaja e tij Rewadee ftuan miq dhe të afërm për të dëshmuar martesën e djalit dhe vajzës së tyre.

‘Ndihem shumë me fat që kam binjakë, por jam i shqetësuar se diçka i ndjek ata nga jeta e tyre e mëparshme. Besimi ynë është që ata duhet të martohen,”-ka thënë nëna e tyre. 

Pamje nga ceremonia:

Ndërsa, babai i tyre Weerasak, ka thënë se ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të martonin me fëmijët e tyre pasi sipas besimit një nga  binjakët do të sëmuret nëse nuk martohen.

‘Ne besojmë se nëse fëmijët tuaj kanë lindur binjakë që kanë një gjini të ndryshme, ata duhet të jenë të martuar ose përndryshe njëri prej tyre do të sëmuret më vonë në jetën e tyre,”-ka thënë ai, 

Sidoqoftë, martesa e binjakut është e ligjshme, ajo bëhet vetëm në mënyrë proceduriale.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota binjak 5 vjec martohen ne tajland rinrada breem washiraëit bee moosika binjak 5 vjec martohen ne tajland rinrada breem washiraëit bee moosika

Sondazh

Poll