Bota

Qeveria në Zvicër voton ligjin për ndalimin e përdorimit të mbulesës për fytyrën, reagojnë myslimanët: Ky është qart

7 Mars 2021, 16:53 Nga DOSJA
Qeveria në Zvicër voton ligjin për ndalimin e përdorimit

ZVICËR-Qeveria në Zvicër, ka votuar një referendum për të ndaluar gratë të veshin burqa ose nikab në hapësirat publike. Sipas Theguardian, nga 99% të votave të numëruara, 51.5% e votuesve zviceranë kishin hedhur votat e tyre në favor të nismës për të ndaluar njerëzit të mbulonin fytyrën e tyre plotësisht në rrugë, në dyqane dhe restorante.

Mbulesat e plota të fytyrës do të lejohen ende të vishen brenda vendeve të lutjes dhe për “zakonet vendase”, siç është karnavali.

Po ashtu, do të lejohet mbulimi i fytyrës për arsye shëndetësore, që do të thotë që maskat e fytyrës të përdorura për shkak të pandemisë Covid-19 nuk do të preken nga ligji i ri.

Parlamenti i Zvicrës dhe këshilli ekzekutiv me shtatë anëtarë që përbën qeverinë federale të vendit kundërshtuan propozimin e referendumit. Ata argumentuan se mbulesat e plota e  fytyrës përfaqësonin një “fenomen të skajshëm” dhe në vend të kësaj propozuan një iniciativë që do t’i detyronte njerëzit të ngrinin mbulesat e fytyrës kur u kërkohej të konfirmonin identitetin e tyre zyrtarë.

Grupet myslimane e kanë kritikuar ndalimin.

Ky është qartë një sulm kundër komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që synohet këtu është që të stigmatizohen dhe margjinalizohen myslimanët edhe më shumë, ”-tha Ines Al Shikh, një anëtar i Les Foulards Violets , për të drejta e myslimanëve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zvicra ndalon perdorimin e mbyleses zvicra ndalon perdorimin e mbyleses

Sondazh

Poll