Bota

FOTO/ 7 persona u arrestuan pas sulmit ndaj policisë, njerëzit në Nea Smyrni nuk ndalen, dalin sërish në protest

7 Mars 2021, 17:37 Nga DOSJA
FOTO/ 7 persona u arrestuan pas sulmit ndaj policisë, njerëzit në

GREQI-Vijojnë përplasjet midis policisë dhe banorëve në Nea Smyrni në Greqi. Sipas mediave greke, në grup njerëzish kanë dalë në protestë, pas arrestimeve të 7 personave gjatë ditës së sotme.

Mësohet se sërish ka pasur një përplasje, midis protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit kanë përdorur dhe gaz lotsjellës.

Gjatë ditë së sotme, në sheshin e Nea Smyrni, rreth 30 persona sulmuan disa oficerë policie të grupit DIAS, pasi këta po kryenin disa kontrolle për përdorimin e masave anti-Covid. Sipas burimeve, disa oficerë policie gjobitën një familje anëtarët e së cilës nuk kishin veshur maska, qytetarë të tjerë protestuan kundër kësaj lëvizjeje, si rezultat i së cilës situata doli jashtë kontrollit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi perplasje e policis me banoret ne greqi greqi perplasje e policis me banoret ne greqi

Sondazh

Poll