Bota

Covid-19/ Maqedonia e Veriut merr 3 mijë dozat e para të vaksinave Sputnik V

7 Mars 2021, 16:15 Nga DOSJA
Covid-19/ Maqedonia e Veriut merr 3 mijë dozat e para të vaksinave

MAQEDONIA E VERIUT-Dërgesat e para prej 3,000 vaksina “Sputnik V” kanë mbërritur ditën e sotme në Shkup. Sipas mediave maqedonase, vaksinat janë pritur nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Ambasadori i Federatës Ruse në vend Sergei Baznikin.

Lajmi është konfirmuar dhe nga ministri i shëndetësisë Filipce, i cili ka thënë se me 3,000 vaksina, do vazhdojë plani për vaksinimin e gjithë popullsisë. Po ashtu ka theksuar se është në diskutim me Rusinë për marrjen e dozave të tjera të vaksinave.

“Ka mbërritur dërgesa e parë e vaksinave ruse. kjo është një sasi prej 3,000 dozash që do të lejojnë që imunizimi të vazhdojë. Shumë faleminderit ambasadorit për angazhimin e tij personal për të marrë vaksinat në vend sa më shpejt të jetë e mundur. Procesi i imunizimit vazhdon në domenin e profesionistëve shëndetësorë dhe sipas indikacioneve të qytetarëve dhe siç parashikohet në planin kombëtar të vaksinimit – tha Filipce.

Që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 106,832 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3,185 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut sergei baznikin. vaksinimi ne maqedonine e veriut venko filipçe maqedonia e veriut sergei baznikin. vaksinimi ne maqedonine e veriut venko filipçe

Sondazh

Poll