Bota

Skandali me vota në rastin e ministres Stublla/ KQZ-ja shprehet e gatshme për bashkëpunim me Prokurorinë e Kosovës

7 Mars 2021, 15:32 Nga DOSJA
Skandali me vota në rastin e ministres Stublla/ KQZ-ja shprehet e gatshme

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorisë e Shtetit lidhur me dyshimet për manipulim të votave, për ministren në detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, i cili ka thënë se menjëherë pasi lajmi është bërë publik, ata kanë folur me prokurorinë për t’i ofruar gjithë informacionet e nevojshme.

“Menjëherë pas transmetimit në media të lajmit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me Prokurorinë e Shtetit për t’i ofruar të gjitha informacionet dhe materialet e nevojshme për hetimin dhe zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Elezi.

Ditën e djeshme në media është publikuar një video në të cilën tregohej se bashkëshorti i kryediplomates, Meliza Haradinaj-Stublla, Dardan Stublla ka paguar me 6 mijë euro katër komisionerë në mënyrë që të plotësonin votat për të nxjerrë ministren në detyrë për Punët e Jashtme, si deputete. Duke marrë paratë dhe porosi nga Dardan Stublla, komisionerët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla, në mënyrë që kjo e fundit të dalë deputete. Sipas medias, videoja është filmuar nga një person i infiltruar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora meliza haradinaj stublla skandali me votat ne kosove meliza haradinaj stublla skandali me votat ne kosove

Sondazh

Poll