Bota

Presidenti serb Vuçiç: Gjithçka që përfaqësuesit ndërkombëtarë duan nga Serbia mund të futet në një fjali, ‘nj

7 Mars 2021, 12:14 Nga DOSJA
Presidenti serb Vuçiç: Gjithçka që

SERBI– Presidenti i Serbisë,  Aleksandër Vuçiç tha se Serbia ndodhet në një situatë të vështirë me Kosovën pasi sipas tij ajo që kerkojnë vendet perëndimore në dialog është thjesh njohja e Kosovës.

“Gjithçka që përfaqësuesit ndërkombëtarë duan nga Serbia mund të futet në një fjali, njohja e pavarësisë së Kosovës,”– tha Vuçiç të shtunën në mbrëmje.

‘Serbia, megjithatë, do të këmbëngulë me zë të lartë dhe qartë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit, domethënë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe’, – shtoi ai.

Sipas Kossev.info, pika e parë e takimit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të mbajtur mbrëmë kishte të bënte me situatën në Kosovë përmes tre nën-pikave: Presioni ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, presioni me të cilin përballen serbët dhe jo-shqiptarët dhe çfarë Serbia mund të presë si rreziqe potenciale në Kosovë.

Sipas Presidentit Serb, pikërisht ajo fjali, njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë edhe më e theksuar dhe madje më drastike se kurrë më parë. Ai përsëriti se Serbia do të mbrojë interesat e saj shtetërore dhe kombëtare.

“Ne do të ruajmë atë që mundemi dhe atë që nuk kemi arritur të humbasim me politikat tona të papërgjegjshme në dekadat e mëparshme”,- tha Vuçiç, duke kritikuar veprimet e opozitës aktuale në Serbi.

Serbia do t’i kushtojë edhe më shumë vëmendje zonave në jug të Ibrit në periudhën e ardhshme sipas Vuçiç.

”Autoritetet shqiptare donin të kishin një ndikim më të thellë dhe të krijonin përçarje brenda popullatës serbe. Në të vërtetë, në një masë të vogël, ata arritën të bënin diçka duke blerë shpirtra serbë në jug. Ata nuk arritën ta bënin atë në veri, por e bënë në jug për shkak të fatkeqësive të njerëzve tanë dhe sepse kemi shumë më tepër serbë të papunë sesa ne në veri. “– vijoi ai.

Duke folur për Kurtin dhe Osmanin, Vuçiç zbuloi se ata argumentojnë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës dhe se gjithçka tjetër mund të diskutohet. Ai shtoi se ata donin të bashkëpunonin me serbë të tillë si Nenad Rashii dhe Rada Trajkovic, të cilët nuk duan ta respektojnë Serbinë.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksadër vuçiç dialogu serbi-kosove aleksadër vuçiç dialogu serbi-kosove

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2021, 11:27

INDI– Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës së koronavirusit ndërsa u bën thirrje të tjerëve që kanë të drejtë të m...