Bota

Izraeli “rikthehet” në jetë. Netanjahu shijon ëmbëlsirën dhe hap restorantet: Frenimet kundër COVID19 gati kan

7 Mars 2021, 12:12 Nga DOSJA
Izraeli “rikthehet” në jetë. Netanjahu shijon

IZRAEL– Izraeli pothuajse ka dalë nga masat e rrepta anti-covid deklaroi sot kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është në kulmin e fushatës për zgjedhjet e 25 marsit.

“Restorantet po kthehen në jetë”, tha Netanyahu pasi ai dhe kryetari i bashkisë së Jeruzalemit Moshe Lion, shijuan një ëmbëlsirë në një kafene në park.

“Ne duhet që ende të shohim veten, duhet të mbajmë maska, të mbajmë distancën që njerëzit kërkojnë, por ne po dalim, dhe nuk na pret edhe shumë “,  i tha ai Reuters.

Rreth 53% e izraelitëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Pfizer Inc, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, dhe qeveria ka rihapur gradualisht bizneset, shkollat ​​dhe aeroportin kryesor të vendit me kapacitete të kufizuara.

Disa biznese kanë kufizim dhe aprovojnë futjen vetëm me pasaportën e vaksinimit. Vendi eci me ritme rekord të vaksinimit duke renditur i pari në botë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izraeli del nga karantina izraeli del nga karantina

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2021, 11:27

INDI– Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës së koronavirusit ndërsa u bën thirrje të tjerëve që kanë të drejtë të m...