Politike

FOTOT/ Meta shfaqet pa truprojat presidenciale në Maliq, bisedon “kokë më kokë” me kushëririn që i vajti policia kontr

7 Mars 2021, 09:13 Nga DOSJA
FOTOT/ Meta shfaqet pa truprojat presidenciale në Maliq, bisedon

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë të diel në Maliq, ku ka takuar qytetarë dhe ka ndarë me ta shqetësimet për situatën ekonomike dhe sociale ku ndodhet vendi. Mes personeve që kreu i shtetit ka zgjedhur të takojë është edhe kushëriri i tij, Fazlli Zholi.

Në disa foto të siguruara nga Dosja.al, presidenti shihet në rrugët e qytetit duke biseduar me Zholin dhe disa persona të tjerë, ndërsa nuk shoqërohet nga truprojat e tij.

Meta është i ulur në kafene me qytetarët dhe bashkë me të shihet edhe zëdhënësi Tedi Blushi. Takimi vjen pas deklaratave që Meta bëri disa ditë më parë kur tha se kushëririt të tij në Maliq, i ka shkuar policia natën në banesë për kontroll, dy ditë pasi ishin takuar bashkë në shtëpi.

Por në modë janë edhe takime pa truproja. Meta doli një xhiro në rrugët e kryeqytetit disa ditë më parë, me një pallto hedhur krahëve, por pa truproja presidenciale. Këto takime vijnë pas deklaratave të kreut të shtetit se ai nuk ka frikë të lëvizë gjatë ditës dhe se mund ti takojë qytetarët kurdoherë.

Deklarata e Metës për kushëririn në Maliq:


(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike faslli zholi ilir meta ne maliq faslli zholi ilir meta ne maliq

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2021, 06:47

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka komentuar emrat e rinjë që i janë bashkuar së fundmi Partisë Socialiste, ku në mesin e tyre është...