Politike

“Çdo mësues është një hero!”/ Evis Kushi uron mësuesit: Një 7 mars ndryshe, do të mbahet mend për sakrificën madho

7 Mars 2021, 07:55 Nga DOSJA
“Çdo mësues është një hero!”/ Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, me rastin e festës së mësuesit ka përcjellë një urim për këto të fundit.

Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, ku shihet së bashkume nxënës të shkollave të ndryshme të vendit, Kushi thotë ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë, duke uruar që në vitet e ardhshme të jetë ndryshe. Ajo po ashtu, ka falenderuar çdo mësues,duke shtuar se çdo mësues është një hero që bëhet udhërrëfyesi yt.

“Sot është 7 marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë. Çdo 7 mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sot, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin. Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt”, mbyll mesazhin e saj ministrja.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 7 marsi evis kushi 7 marsi evis kushi

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2021, 06:47

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka komentuar emrat e rinjë që i janë bashkuar së fundmi Partisë Socialiste, ku në mesin e tyre është...

Politike 6 Mars 2021, 16:42

KAVAJË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka shkruar ditën e sotme në Kavajë, ku ka takuar disa banorë të fshatit Blerimaj. Gjatë bisedës së ...