Politike

Aeroporti i Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli flet për projektin: Nder dhe privilegj i madh, do të investohen miliona euro (

7 Mars 2021, 08:37 Nga DOSJA
Aeroporti i Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli flet për projektin:

VLORË- Kompania “Mabetex International” në pronësi të biznesmenit shqiptar, Behgjet Pacolli, do të jetë kompania që do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Ky i fundit, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka dhënë detaje në lidhje me projektin.

Pacolli ka sqaruar se në fazën e parë në periudhën dy-vjeçare do të ndërtohet ndërtesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë në 4 vitet e para do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona € . Ndër të tjera, ai thotë se ky projekt konsiderohet si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon.

“Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim. Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri. Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare. Në fakt, Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.Vlera e investimit është e madhe. Në fazen e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona €. Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit,”- shkruan Pacolli.

Biznesmeni shqiptar Behgjet Pacolli dhe kompania e tij, Mabetex Group do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës në bashkëpunim me kompaninë Yda Group. Ky bashkim i dy kompanive të regjistruara në Zvicër janë shpallur më 5 mars fituese nga kompania shqiptare dhe do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.

(A.k;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i vlores behxhet pacolli aeroporti i vlores behxhet pacolli

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2021, 06:47

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka komentuar emrat e rinjë që i janë bashkuar së fundmi Partisë Socialiste, ku në mesin e tyre është...