Politike

EMRAT/ Nisma “Thurje” prezanton ekipin, kush janë 12 kandidatët që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit

6 Mars 2021, 19:09 Nga DOSJA
EMRAT/ Nisma “Thurje” prezanton ekipin, kush janë 12

TIRANË– Nisma “Thurje” ka prezantuar sot 12 kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga selia e Nismës Thurje u bë me dije nga vetë krytati Endri Shabani që në Tiranë e Durrës do të dalin dy kandidatë, ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier,Vlorë do të kenë nga një kandidat.

Në Tiranë, i pari do të jetë Pano Soko, ndërsa në vend të dytë Endri Shabani.

 “Ne nuk jemi një vend i varfër, Shqipëria i ka të gjitha këtu por na duhet një organizim më i mirë për të rimarrë në duar fatin tone. Kjo elitë politike ka ardhur në fund të jetës së saj. Kusht për këtë vend është të gjejë klasën e re politike. Ne që jemi mbledhur këtu kemi një mision më të madh se marrja e 1, 2 apo 30 deputetëve në parlament. Jo misioni i madh i joni është të ndërtojmë një elitë të re politike që i ka rrënjët e saj të ngulitura tek e drejta dhe vlerat, të largohet nga vjedhja. Këta duhen zëvendësuar do zëvendësohen,”- tha Shabani ndër të tjera.

Lista e plotë me kandidatët:

Tirana:  Panajot Soko – Ekonomist; Endri Shabani – Pedagog

Durrës: Endri Shabani – Pedagog; Egriselda Allushi – Mjeke

Shkodër: Amel Pervizi – Ekonomist; Endri Shabani – Pedagog

Lezhë: Rigerta Loku – Fermere

Korçë: Klajdi Pllaha – Mësues; Endri Shabani – Pedagog

Elbasan: Rudina Hajdari – Deputete

Fieri: Andi Demo – Diplomat

Vlora: Enriko Kaçaj – Sipërmarrës

Kukës: Arbër Ndreu – Trajner sporti

Gjirokaster: Kristaq Begzo – Sipërmarrës

Berat: Agur Sadiku – Sipërmarrës

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri shabani kandidatet e nisma thurje endri shabani kandidatet e nisma thurje

Sondazh

Poll

Politike 6 Mars 2021, 16:42

KAVAJË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka shkruar ditën e sotme në Kavajë, ku ka takuar disa banorë të fshatit Blerimaj. Gjatë bisedës së ...

Politike 6 Mars 2021, 16:39

TIRANË– Ina Zhupa ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Itali. Në kuadër të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve në vendin fqinj, Zhupa s...