Politike

Meta dekoron sportistin Ferdinand Lleshi me titullin “Mjeshër i Madh”: Lider me eksperiencë, potencë dhe vizion 

6 Mars 2021, 19:22 Nga DOSJA
Meta dekoron sportistin Ferdinand Lleshi me titullin “Mjeshër i

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme ish-futbollistin e Kombëtares Ferinand Lleshi. Meta me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se Lleshi ka qenë padyshim një nga sportistët më të mëdhenj në vend. Presidenti gjithashtu shkruan se Lleshi ka drejtuar edhe skuadërn e Labinotit dhe Partizanit, ku i ka ngritur këto skuadra në majat e klasifikimeve. Lleshi u dekorua nga Presidenti me titullin “Mjeshër i Madh”.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të dekoroja legjendën e “Labinotit” dhe një prej titullarëve kryesorë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, qendërmbrojtësin dhe mesfushorin e shquar, Ferdinand Lleshi, sportist me personalitet të padiskutueshëm, me cilësi të rralla edhe si golashënues. Edhe sot e kujtojmë kur falë këtij lideri plot eksperiencë, potencë dhe vizion, “Labinoti” arriti të udhëheqë kampionatin kombëtar deri në fund duke lënë pas jo vetëm tre skuadrat e kryeqytetit, por edhe ekipet më të mëdha të kohës. Ai njihet jo vetëm si kampion i Shqipërisë me ‘Labinotin’, por edhe si fitues i Kupës së Republikës në një moshë tepër të re dhe si golashënuesi i dytë më i mirë i atyre viteve të lavdishme. Në shenjë vlerësimi për cilësitë e spikatura në lojën e futbollit, si mesfushor dhe qendërmbrojtës, duke demonstruar në fushën e blertë aftësitë e tij të shkëlqyera të lojtarit profesionist e të suksesshëm, si dhe për kontributin e vyer të dhënë për zhvillimin cilësor të sportit në vendin tonë, i akordova Ferdinand Lleshit, Titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ferinand lleshi ilir meta ferinand lleshi ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 6 Mars 2021, 16:42

KAVAJË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka shkruar ditën e sotme në Kavajë, ku ka takuar disa banorë të fshatit Blerimaj. Gjatë bisedës së ...

Politike 6 Mars 2021, 16:39

TIRANË– Ina Zhupa ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Itali. Në kuadër të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve në vendin fqinj, Zhupa s...