Politike

“Të vijnë çdo vit e të thonë faleminderit”/ Rama kërkon të kthejë 7 marsin në një ditë përkujtimore, merr si dhu

6 Mars 2021, 17:22 Nga DOSJA
“Të vijnë çdo vit e të thonë

ITALI– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që data 7 mars të kthehet në një ditë përkujtimore në Brindisi në kuadër të eksodit të shqiptarëve në Itali. I pranishëm në Brindisi, Rama tha se dëshiron që çdo shtatë mars, autoritetet shqiptare të vijnë e të thonë faleminderit për mikpritjen që kanë pasur nga Italia.

Duam ta bëjmë 7 marsin një ditë përkujtimore por edhe reflektimesh, pa bezdisur dhe thejsht duam që autoritete shqiptare çdo 7 mars të vijnë të bëjnë pikërisht këtë të thonë faleminderit, duke parë pakëz dhe të ardhmen. Me ndihmën e Micheles, do të gjejmë hapësirën, një hapësirë të duhur, jo ndonjë gjë të tepruar një hapësirë të përshtatshme, ku fëmijët të shohin dhe të mësojnë çfarë kanë bërë prindërit e tyre. Të ndihen dhe krenarë e të vazhdojnë gjurmët e prindërve, sepse kjo është historia e italisë, e njerëzimit dhe e të gjithë neve,”– tha Rama.

Rama mori si dhuratë edhe një simbol që lidhet me kujtimet për eksodin e shqiptarëve drejt Italisë. Bëhet fjalë për një dokumentar të një djali që kishte ëndërr të bëhej basketbollist dhe e realizoi atë. Ai quhet Kluadio Ndoja dhe sot luan në kategorinë A në basketboll.

“Jam e lumtur që t’ju dorëzoj këtë dhuratë, zoti kryeministër, Edi Rama. Është një dokumentar i shkurtër i realizuar nga një projekt bashkëpunimi mes Puglias dhe Shqipërisë. Kemi kontribuar në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, ku ishim si prodhues të disa filmave. Ky dokumentar tregon historinë e një djali shqiptar, Klaudio Ndoja, që kishte një ëndërr që të luante basketboll. Ndoja aktualisht është një lojtar basketbollit në serinë e A në Itali. Ai jo vetëm që e realizoi ëndrrën…unë kam qenë vetë aty, e njoh dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë që të marrësh fluturimin kur je në fushën e lojës dhe të rrëfesh këtë liri që fitoi ai. E di mirë,”- tha njëra prej të pranishmeve që i dorëzoi Ramës dokumentarin.

Bashkë me dokumentarin, Rama mori edhe një foto të shqiptarëve ku tregohet momenti që ata kanë mbërritur në Brindisi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 30 vjetori i eksodit te shqiptareve ne itali edi rama edi rama ne itali 30 vjetori i eksodit te shqiptareve ne itali edi rama edi rama ne itali

Sondazh

Poll

Politike 6 Mars 2021, 16:42

KAVAJË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka shkruar ditën e sotme në Kavajë, ku ka takuar disa banorë të fshatit Blerimaj. Gjatë bisedës së ...

Politike 6 Mars 2021, 16:39

TIRANË– Ina Zhupa ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Itali. Në kuadër të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve në vendin fqinj, Zhupa s...