Politike

Kërkesa për politikanët italianë/ Rama flet për shqiptarët e 30 viteve: Erdhën si alienë në këtë botë të integruar,

6 Mars 2021, 15:45 Nga DOSJA
Kërkesa për politikanët italianë/ Rama flet për

ITALI– Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar alienë shqiptarët e mbërritur në Itali, 30 vite më parë. I pranishëm në Brindisi, Rama tha se Italia është kthyer një pikë historike tashmë për shqiptarët. Rama kërkoi që në Itali shqiptarëve të kenë njohjen e kontributeve për pensionet, teksa shtoi se është një problem që duhet zgjidhur nga qeveria italiane.

Kreu i qeverisë kujtoi kohërat kur ishte fëmijë dhe shikonte Antena Sud në Vlorë, gjatë pushimeve verore. Ai bëri edhe një kërkesë për politikanët italianë teksa shtoi se nuk duhet të kenë më frikë nga varkat, por t’i shohin ato si hapje ndaj botës.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama

Vetëm në 30 vjet, vetëm një ëast në jetën e një vendi. Shqiptarët mbërritën atë ditë të uritur për liri, edhe për bukë. Rrugëtimi i tyre qe i vështirë por gjithmonë drejt progresit dhe më pas erdhi periudha kur ishin të uritur për dokumente që të ktheheshin në qytetarë të rregullt të këtij vendi. Tani kanë arritur në një pikë tjetër, ku problemi është që të kenë njohjen e kontributeve për pensionet. Është një problem që duhet ta zgjidhim me qeverinë italiane. Është një pikë historikë tashmë, shqiptarët dikur ishin si alienë që erdhë në një tjetër botë, ndërsa tashmë janë totalisht të integruar dhe duan të drejta. Kur po vija pashë Antena Sud, nuk e dija që ishte ende gjallë. Kur ishim fëmijë ishte një emër i dashur për ne, sepse në atë kohë nuk shikonim dot asnjë televizion italian. Por kur shkonim në Vlorë, Antensa Sud ishte kinemaja jonë, ndiheshim pjesë e një tjetër bote. Që andej u nisëm e më pas u hodhëm nga ajo drotare, dolëm dhe erdhëm këtu. Sigurisht që realiteti ishte ndryshe nga ajo që përfytyrohej nga Rai. Sidoqoftë sot, jemi shuëm të lumtur që jemi qytetarë me të drejta të plota të këtij vendi që punojmë këtu. Jemi të lumtur që shohim edhe italianë që punojnë në Shqipëri dhe studiojnë aty. Shpresojmë që kjo martesë të jetë e lumtur në përjetësi, faleminderit edhe njëherë të gjithëve. Mjaftoi vetëm një ditë për bërë kryetarin e Bashkisë së Brindisit një njeri që shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë. Duhet të punësohet që tu bëjë leksione private që duan ta qeverisin vendin dhe janë të fiksuar nga varkat. Duhet tu bëjmë mësime noti dhe shëtitje me varka që të mos kenë frikë e të mos kenë fiksime të tilla. Varkat nuk sjellin fundin e botës por hapjen ndaj saj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne itali edi rama edi rama ne itali

Sondazh

Poll