Politike

6 Mars 2021, 16:39 Nga DOSJA

TIRANË– Ina Zhupa ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Itali. Në kuadër të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve në vendin fqinj, Zhupa shkruan se Rama është njeriu që i bëri shqiptarët që të emigronin masivisht për herë të dytë. 

Ajo shton se nga qeverisja e dështuar e Edi Ramës, 500 mije shqiptarë u detyruan të emigrojnë në 8 vite dhe qindra mijëra të planifikojnë të ikin.

Njeriu që u shkaktoi shqiptarëve emigrimin e dytë më masiv në 30 vite del e flet për eksodin! Tallja me shqiptarët nuk ka fund! Nga qeverisja e dështuar e Edi Ramës, 500 mije shqiptarë u detyruan të emigrojnë në 8 vite dhe qindra mijëra të planifikojnë të ikin.

Sot duhet të reflektojmë dhe te bashkohemi që të largojme të keqen e madhe! Mos të largohen shqiptarët nga vendi i tyre por të largojmë Edi Ramën! Më 25 prill, Lulzim Basha i kthen Shqipërinë shqiptarëve! Rama humbet dhe Shqipëria Fiton!”- shkruan Zhupa në një status në profilin e saj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ina zhupa ina zhupa

Sondazh

Poll