Politike

PS-ja e vendosi të garonte në Kamëz dhe Paskuqan, Reme Lala tërhiqet nga kandidimi për deputete

6 Mars 2021, 14:24 Nga DOSJA
PS-ja e vendosi të garonte në Kamëz dhe Paskuqan, Reme Lala

TIRANË– Deputetja e PDIU-së në qarkun Dibër Reme Lala, e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e Partisë Socialiste është tërhequr. TopChannel shkruan se paraditen e sotme, Lala ka dorëzuar dorëheqjen në selinë rozë, ndërkohë që ende nuk dihen motivet që e çuan deputeten të marrë këtë vendim.

Dosja.al konktaktoi me deputeten Reme Lala, por kjo e fundit nuk dha asnjë koment në lidhje me këtë ngjarje. 

Reme Lala e zyrtarizoi vetë faktin se në mandatin e dytë do të garonte për Partinë Socialiste. Përmes një statusi në rrjetet sociale ajo rikonfirmoi se këtë herë do të garonte nën siglën rozë.

PS e kishte caktuar atë të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, por nuk dihet nëse është zona e vendosur që e ka bërë Lalën të tërhiqej. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reme lala reme lala terhiqet nga kandidimi reme lala reme lala terhiqet nga kandidimi

Sondazh

Poll