Politike

Basha takim me të rinjtë: Rinia shqiptare është zemra e projektit tonë për të sjellë ndryshimin dhe shpresën

6 Mars 2021, 12:40 Nga DOSJA
Basha takim me të rinjtë: Rinia shqiptare është zemra e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim online me të rinjtë dhe përfaqësuesit e “European Democrat Students”.

Pas këtij takimi Basha shkruan në ‘Facebook’ se vendosmëria dhe përkrahja e të rinjve është motori i aleancës tëqytetare për ta ndryshuar Shqipërinë më 25 prill, të gjithë së bashku.

Ai theksoi se rinia shqiptare është zemra e projektit tonë për të sjellë ndryshimin dhe shpresën teksa iu ka bërë thirrje që të bashkojmë shpresat dhe energjitë, dhe ta përcjellim frymëzimin derë më derë.

Postimi i plotë: 

Sot pata kënaqësinë të takohem me të rinj dhe të reja që kërkojnë ndryshim dhe punojnë çdo ditë për të sjellë shpresë dhe frymëzim në vendin tonë. Vendosmëria dhe përkrahja e tyre është motorri i aleancës tonë mbarëqytetare për ta ndryshuar Shqipërinë më 25 prill, të gjithë së bashku.

Unë jam i bindur se të rinjtë dhe të rejat sot janë shumë të ngjashëm me rininë europiane. Rinia shqiptare është zemra e projektit tonë për të sjellë ndryshimin dhe shpresën. Prandaj u bëra thirrje të rinjve dhe të rejave të pranishme që të bashkojmë shpresat dhe energjitë, dhe ta përcjellim frymëzimin derë më derë. Të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Me këtë bashkim të madh shqiptarësh dhe shqiptaresh të reja, jam i bindur se më 25 prill, Rama do të humbë dhe rinia shqiptare do të fitojë, Shqipëria europiane do të fitojë. #SHQIPERIAFITON

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me te rinjte lulzim basha basha takim me te rinjte lulzim basha

Sondazh

Poll