Politike

“Të ndryshojmë jetën më 25 prill”, Gazment Bardhi në zonat turistike të Funarës: Asnjë investim prej më shumë se 1

6 Mars 2021, 13:11 Nga DOSJA
“Të ndryshojmë jetën më 25 prill”, Gazment

ELBASAN– Drejtuesi politik i Partisë Demokratikë në Elbasanm, Gazment Bardhi, ishte sot në Funarë, ku solli në fokus disa shqetësime që ka kjo zonë.

Bardhi bashkëbisedoi me banorë të kësaj zone.

 “Rrugët nga Elbasani në Funar janë bërë që para 10 vjetësh a 12 vjetësh dhe nuk është bërë asnjë riparim.”, -tregon një banor i zonës, i cili zbulon se braktisja nga qeveria këto 8 vite është pasuar me largimin e shumicës së banorëve të zonës. “Vitet e fundit ka një ikje masive, kanë qenë mbi 6 mijë banorë dhe tani janë rreth 2500 banorë.”, tha ai.


Sipas Bardhit vendi vuan prej dështimit 8-vjeçar të qeverisë Rama, duke lënë fshatin të prapambetur dhe të varfër dhe turizmin krejt të pazhvilluar.

Për fat të keq këto tetë vite u premtua shumë për zhvillimin e zonës dhe nuk u bë asgjë. Nuk shtruan as 1 metër rrugë. Turizmin e kanë braktisur këto 8 vite, bujqësinë po, blegtorinë po, infrastrukturë zero, investime zero dhe kjo ka detyruar njerëzit që të shikojnë si shpresë largimin”- tha Bardhi

Bardhi u shpreh se pas 25 prillit, Shqipëria, Funari dhe Elbasani do të fitojnë turizmin, bujqësinë dhe  blegtorinë.

 “Gjithë këtë bukuri që na ka falur zoti do të duhet ta vëmë në shfrytëzim, që të kemi mundësi per t’i dhënë tjetër zhvillim ekonomik zonës, të zhvillojmë turizmin dhe që banorët e kësaj zone të kenë mundësi për punësim. Prandaj, më 25 prill kemi hapin e parë për ndryshim. Pas 25 prillit Shqiperia, Funari dhe Elbasani do të fitojnë turizmin, do të fitojnë bujqësinë, do të fitojnë blegtorinë sepse do të humbë Edi Rama dhe do të fitojnë shqiptarët e ndershëm”- u shpreh Gazment Bardhi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi ne elbasan gazmend bardhi ne elbasan

Sondazh

Poll