Politike

Drejtori i “Fondacionit Konrad Adenauer” takim me Bashën, Rüttershoff: Përdorni votën tuaj për ta bërë Shqipërinë n

6 Mars 2021, 12:15 Nga DOSJA
Drejtori i “Fondacionit Konrad Adenauer” takim me Bashën,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka zhvilluar ditën e sotme një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students).
Të pranishëm në këtë takim ishin Carlo Angrisano, president i EDS dhe Dr. Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë, të cilët apeluan të rinjtë shqiptarë të votojnë e të marrin në dorë fatet e vendit.


Drejtori i KAS, Tobias Rüttershoff, në fjalën e tij apeloi që të gjithë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën themelore, atë të votës.

Ju drejtohem juve, miqve tanë këtu në Shqipëri, miqve tanë të rinj. Një pjesë e mirë prej të cilëve, mbase janë dhe votues për herë të parë. Besoj se gjëja më e rëndësishme është që ju të dilni dhe të votoni, të përdorni votën tuaj për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, për t’u angazhuar në këtë proces. Ky është thelbi i kësaj fushate të cilën ne po mbështesim. Nëse nuk e përdorni votën tuaj, dikush tjetër do ta bëjë, dhe vota juaj do të shkojë dëm. Ndaj dhe ju inkurajoj që të votoni, të motivoni njerëzit e tjerë që të dalin për të votuar. Kështu shpresoj se mund t’i afrohemi standardeve ndërkombëtare”, deklaroi Tobias Rüttershoff.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha tobias rűttershoff zgjedhjet e 25 prillit lulzim basha tobias rűttershoff zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll