Fenomen i rrallë në Kroaci, gati 100 gropa janë krijuar rreth zonës së gositur nga tërmeti
5 Mars 2021, 14:58Nga DOSJA
KROACI– Një fenomen alarmues gjeologjik po vërehet në Kroaci, në zonën e prekur nga tërmeti i fortë në fund të Dhjetorit i cili shkaktoi dëme të mëdha dhe fatkeqësisht edhe disa viktima dhe të plagosur.
Të paktën njëqind gropa janë hapur në zonat rurale rreth epiqendrës së tërmetit, madje edhe disa kilometra larg saj. Disa prej tyre janë të mëdhaja dhe të afta për të përfshirë ndërtesat, duke rezultuar kështu në një rrezik për popullatën lokale. Komuna e Donji Kukuruzarit ishte ndër më të prekurat.
Sipas InMeteo, fenomeni ishte vërejtur dhe dokumentuar tashmë midis janarit dhe shkurtit. Në fillim të muajit të kaluar tashmë kishte rreth tridhjetë vrima. Javët e fundit, janë krijuar vrima të reja, mbase të favorizuara edhe nga shirat, duke shqetësuar ekspertët dhe banorët e zonës.
Ndërsa ky nuk është një fenomen kaq i pazakontë pas tërmeteve të forta, gjeologët nuk janë të sigurt për shkaqet nxitëse. Ka shumë të ngjarë që ato të jenë gropa të thjeshta, kjo zonë ballkanike, në fakt, është e mbushur me shpella dhe zgavra, aq sa i gjithë rajoni mund të përcaktohet si pjesë e Karst, një pllajë gurësh gëlqerorë që shtrihet midis Friuli- Venezia Giulia, Sllovenisë dhe Kroacisë, të njohur historikisht për të qenë skenë e betejave të dhunshme gjatë Luftës së Parë Botërore, por edhe për formimin e veçantë të territorit të saj.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar Bashkimin Evropian në lidhje me çështjen e li...
POLONI– Varianti britanik përbën 25% të rasteve totale të koronavirusit të raportuara në Poloni, sipas ministrit të shëndetësisë të vendit.Sipas Guardian,...
PRISHTINË-Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve me Covid-19. Si pasoje, Ministria e Shëndetësisë ka vendos një ndryshim të zonave të kuqe.S...
GJERMANI- Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jehn Spahn ka kërkuar që të tregohet kujdes për bllokimin e shpërndarjes së vaksinave në Australi, raporton The Guard...
KOSOVË-I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitën e tij në Prishtinë dhe Beograd dhe për ecuri...
PRISHTINË-Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,192 testime, nga ku janë shënuar pozitiv 564 persona...
AFRIKË-John Hollis është një person nga Afrika e Jugut, i cili ka anti-trupa kundër Covid-19, duke e bërë imun. Sipas BBC, ky është i personi i vetëm që ës...
SHBA– Për vite me rradhë, gratë kanë mbajtur përgjegjësinë e kontraceptivit në formën e pilulës, por tani ekspertët pretendojnë se ata kanë bërë një përparim me...
KOSOVË-Anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë vendosur disa shirita para komunës së Pejës.Sipas Gazeta Express, përfaqësuesit e LVV-së në këtë mënyrë kanë ...