Bota

Çekia kërkon ndihmë nga Gjermania, Polonia dhe Zvicra, spitalet janë pothuajse jashtë kapacitetit për pacientët me Covid

5 Mars 2021, 14:00 Nga DOSJA
Çekia kërkon ndihmë nga Gjermania, Polonia dhe Zvicra, spitalet

ÇEKI– Republika Çeke ka kërkuar ndihmë nga Gjermania, Zvicra dhe Polonia lidhur me pacientët të infektuar me koronavirus, pasi situata në spitalet e veta është shumë e rëndë dhe janë gati në limit të kapaciteteve të tyre, tha Ministria e Shëndetësisë së Pragës të premten.

Ajo tha në një deklaratë:

‘Numri i madh i pacientëve të infektuar rishtas ka intensifikuar presionin në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe numri i pacientëve që kërkojnë shtrim në spital po rritet.’

Çekia aktualisht regjistron gati 1,3 milion raste në total që nga fillimi i pandemisë, ku vetëm në 24 orët e fundit ka shënuar 14 mijë raste, numri i viktimave ka shkuar mbi 21 mijë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne çeki vaksinimi ne ceki koronavirusi ne çeki vaksinimi ne ceki

Sondazh

Poll