Bota

Gjermania kërkon që të tregohet kujdes mbi bllokimin e shpërndarjes së vaksinave në Australi

5 Mars 2021, 14:29 Nga DOSJA
Gjermania kërkon që të tregohet kujdes mbi bllokimin e

GJERMANI- Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jehn Spahn ka kërkuar që të tregohet kujdes për bllokimin e shpërndarjes së vaksinave në Australi, raporton The Guardian.

 “Me një masë të tillë, në një periudhë afatshkurtër ka një fitore, por duhet të jemi të kujdesshëm që mos shkaktojmë probleme në periudhën afatmesme duke prishur zinxhirët e furnizimit për vaksinat dhe gjithçka që nevojitet për sa i përket pararendësve. ”- u shpreh ai.

Kjo vjen pasi Australia i kërkoi BE-së të rishikojë vendimin e Italisë për të bllokuar eksportin e 250,000 dozave të vaksinës Oxford/AstraZeneca në brigjet e saj. Ndalimi i parë i tillë i fuqisë së re të diskutueshme, u ngrit gjatë një diskutimi midis ministrit të tregtisë të Australisë, Dan Tehan dhe homologut të tij të komisionit evropian, Valdis Dombrovskis të Premten.

BE-ja ka qenë e angazhuar në një grindje të profilit të lartë me kompanië AstraZeneca pasi kompania farmaceutike anglo-suedeze informoi zyrtarët për një mungesë të dërgesave këtë tremujor për shkak të një problemi prodhimi në një nga vendet e saj të BE-së.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina astrazeneca vaksinimi ne be vaksina astrazeneca vaksinimi ne be

Sondazh

Poll