Shënon rritje të numrit të infektimeve, 13 komuna në Kosovë bëhen “zonë e kuqe”
5 Mars 2021, 14:36Nga DOSJA
PRISHTINË-Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve me Covid-19. Si pasoje, Ministria e Shëndetësisë ka vendos një ndryshim të zonave të kuqe.
Sipas Gazeta Express, kategorizimi i ri do të zgjasë deri më 12 mars. Zona të kuqe janë bërë 14 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.
Ndërkohë, “zonë e verdhë” janë 13 komuna: Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.
Ndërsa të gjelbra janë 11 komuna: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.
Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:
Mitrovica e Veriut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
Mitrovica e Jugut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
Leposaviqi nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
Gjilani nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
Gjakova nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
Kamenica nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
Zubin Potoku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
Kllokoti nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
Shtime nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Istog nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Deçani nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Rahoveci nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Prizreni nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Novobërda nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Suhareka nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Kaçaniku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë.
Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar pozitiv, 71.908 persona dhe kanë ndërruar jetë 1.634 pacientë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI- Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jehn Spahn ka kërkuar që të tregohet kujdes për bllokimin e shpërndarjes së vaksinave në Australi, raporton The Guard...
KOSOVË-I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitën e tij në Prishtinë dhe Beograd dhe për ecuri...
PRISHTINË-Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,192 testime, nga ku janë shënuar pozitiv 564 persona...
AFRIKË-John Hollis është një person nga Afrika e Jugut, i cili ka anti-trupa kundër Covid-19, duke e bërë imun. Sipas BBC, ky është i personi i vetëm që ës...
SHBA– Për vite me rradhë, gratë kanë mbajtur përgjegjësinë e kontraceptivit në formën e pilulës, por tani ekspertët pretendojnë se ata kanë bërë një përparim me...
KOSOVË-Anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë vendosur disa shirita para komunës së Pejës.Sipas Gazeta Express, përfaqësuesit e LVV-së në këtë mënyrë kanë ...
GJENEVË– Rregullat normale të biznesit që mbrojnë fitimet e prodhuesve të vaksinave do të duhet të lihen mënjanë nëse kjo është ajo që duhet për të s...
BRITANI– Princi Filip është larguar nga spitali i zemrës në Britani me një ambulancë dhe është kthyer në një pavijon privat sot ku do të kalojë fundjavën ...
KOSOVË-Ka përfunduar seanca për Salih Mustafën në Gjykatën Speciale.Me kërkesë të avokati të Mustafës, gjykatësi i Speciales Nicolas Guillou, ka thënë se m...