Bota

Lajçaku flet për dialogun: Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel për t’u takuar me presidentin Vuçiç

5 Mars 2021, 14:23 Nga DOSJA
Lajçaku flet për dialogun: Kurti është i gatshëm

KOSOVË-I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitën e tij në Prishtinë dhe Beograd dhe për ecurin e dialogut. Sipas Insajder, Lajçaku ka thënë se gjatë vizitës së tij ka kuptuar se palët janë gati për dialog.

Ai është shprehur se një nga arsyet kryesor të vizitës, ishte takimi me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, të cilit e ka informuar për pikat e dialogut. Sipas tij pas bisedime, Kurti është shprehur se është i gatshëm të shkojë në Bruksel për tu takuar me presidentin Vuçiç.

“Ai është i gatshëm të vijë në Bruksel, të takohet me Presidentin Vuçiç dhe kjo do të ndodhë në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve”, ka thënë përfaqësuesi i BE-së.

Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell. Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi miroslav lajčák albin kurti dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll