Politike

Rezoluta për Shqipërinë, Meta: Krimet zgjedhore nuk do të amnistohen

5 Mars 2021, 13:05 Nga DOSJA
Rezoluta për Shqipërinë, Meta: Krimet zgjedhore nuk do të

TIRANË– Në një konferencë për shtyp Presidenti Ilir Meta ka komentuar miratimin e Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian. Meta deklaroi se kjo rezolutë rrëzoi alibitë se fajin e ka Europa.


DEKLARATA:

“Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi dje projektrezolutën për Shqipërinë me dakortësinë më të plotë të dy grupeve më të mëdha të Parlamentit Eurpian,Partia Popullore dhe të Social-Demokratëve.Kjo rezolutë thekson edhe njëhërë problemet më të mëdha që ka Shqipëria përpara.Bashkimi Europian e mbështet plotësisht integrimin europian të Shqipërisë, por nuk do të bëjë asnjë kompromis apo lëshim të kushteve të vendosura në 25 mars të vitit të kaluar. Pra, rruga europiane dhe e çeljes së negociatave kalon vetëm përmes plotësimit të të gjitha kushteve.Dy: zgjedhjet e 25 prillit do të jenë vendimtare që Shqipëria ose të përparojë me shpejtësi me çeljen e negociatave të anëtarësimit ose të rrijë në vendnumëro apo mos më keq të bëjë hapa mbrapa.PE, duke mbështetur vendimin e Këshillit Europian të 25 marsit të vitit të kaluar iu kujtoi edhe njëherë se krimet zgjedhore të dosjeve 184 dhe 339 nuk do të amnistohen. Me këtë paralajmërim ata japin një mesazh të qartë edhe për zgjedhjet që po vijnë se do të ketë zero tolerancë për çdo manipulim, apo tjetërsim të rezultatit zgjedhor.Tre. Liria e medias e cila vazhdon të jetë në një trysni të jashtëzakonshme nga pushteti dhe oligarkia përbën një tjetër vijë të kuqe për Shqipërinë. Çdo tentativë për të vijuar presionin ndaj medias dhe nëpërmjet saj ndaj zërave kritikë të qeverisjes do të penalizojë përparimin e Shqipërisë drejt Europës.Katër. Përdorimi i Shqipërisë si lavatriçe e parave të krimit përmes sektorëve të ndërtimit dhe pasurive të patundshme është alarmante.Këto dhe të tjera rrëzojnë çdo alibi të zëdhënësve të propagandës se “fajin e ka Europa!”.Dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve se Europa ka vënë në dispozicion të Shqipërisë një ndihmë prej 1.15 miliardë euro, si për të përballuar pasojat e tërmetit ashtu edhe pandeminë me të cilën vazhdojmë të ndeshemi,” theksoi Presidenti.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll