Politike

4 Mars 2021, 19:35 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe i deleguari për qarkun e Elbasanit, ka nisur zyrtarisht fushatën. Në video e foto të shumta të publikuara nga vetë Balla në rrjetet sociale, ai shihet në takime me qytetarë duke kërkuar një mandate të tretë për Partinë Socialiste.

Sipas Syri.Net, një nga personat e shfaqur krah Ballës është Astrit Sufali, i dënuar për vrasje dhe i njohur ndryshe si ‘i forti i Peqinit’. Fotot duket që janë shkrepur gjatë vitit të fundit, pasi disa prej personave mbajnë maskë, ndërsa ai me rreth, Sufali, nuk e mban një të tillë.

Sipas Syri.net, Balla ka qenë prezent edhe në inagurimin e resortit të Sufalit në periferi të Peqinit.

Por kush është Astrit Sufali?

Sufali njihet si ‘i forti i Peqinit’ për shkak të bëmave që mbart mbi shpinë. Ai rezulton i shpallur në kërkim për vrasje në vitin 2012, në Itali, ku është i dënuar me 19.7 vite burg për vrasje nga Gjykata e Breshias. Në shtator të vitit 2017 ai u arrestua, me qëllim ekstradimi në shtetin Italian, por u la në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur lirshëm.

Në vitin 2019, Sufali bashkë me dy persona të tjerë dhunuan një efektiv policie në Elbasan, të cilin e lanë me nofull të thyer. Vetë Sufali në debat e sipër me efektivët, goditi njërin prej tyre, duke i thyer nofullën. Në sherr u përfshinë edhe dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë me Sufalin, inicialet B.T dhe Q.M.. Pas sherrit ata u larguan dhe nuk u arrestuan dot.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike astrit sufali taulant balla astrit sufali taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2021, 15:53

KAVAJË- Drejtuesja politike në Kavajë dhe Rrogozhinë, ditën e sotme ka takuar familjen e Nazmi Konit, i cili është me aftësi të kufizuar. Koni, ka thënë se...

Politike 4 Mars 2021, 15:47

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për zonat e Vorës, Paskuqanit, Zallherrit e Kamzës, Flamur Noka, ka takuar e biseduar me shumë kryefamilja...