Politike

Konfirmohet sërish debati në Bruksel, Bashkimi Evropian i kërkoi Ramës sqarim për marrëveshjen e Portit të Durrësit!

4 Mars 2021, 18:01 Nga DOSJA
Konfirmohet sërish debati në Bruksel, Bashkimi Evropian i kërkoi

TIRANË– Zyra e shtypit pranë Delegecacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka konfirmuar edhe për Syri TV, debatin që u zhvillua me dyer të mbyllura mes komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, shefit të Politikës së Jashtme në BE, Joseph Borrell dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, për marrëveshjen e qeverisë shqiptare për zhvillimin e Portit të Durrësit nga kompania Emaar, e sheikut arab Mohamed El Alabbar.

Në një përgjigjet të dhënë pas interesimit të televizionin përkatës, zyra e shtypit pranë Delegecacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, pas konfirmimit për Dosja.al thekson edhe për Syri TV se bashkimi Evropian kërkoi sqarime nga qeveria shqiptare nëse kjo marrëveshje shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Dosja.al ka raportoi dy ditë më parë ekskluzivisht debatin që u zhvillua me dyer të mbyllura mes komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, shefit të Politikës së Jashtme në BE, Joseph Borrell dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe përgjigjen e kthyer nga zyra e shtypit. Këtë debat, kryeministri Rama e mohoi duke thënë se në Bruksel nuk ishte përmendur fare kjo çështje dhe se këto lajme janë “fakte alternative të një bote paralele të ndërtuar me lajme të rreme”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be shqetesim per portin e durresit be shqetesim per portin e durresit

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2021, 15:53

KAVAJË- Drejtuesja politike në Kavajë dhe Rrogozhinë, ditën e sotme ka takuar familjen e Nazmi Konit, i cili është me aftësi të kufizuar. Koni, ka thënë se...

Politike 4 Mars 2021, 15:47

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për zonat e Vorës, Paskuqanit, Zallherrit e Kamzës, Flamur Noka, ka takuar e biseduar me shumë kryefamilja...