Politike

“Je hajn i rëndomtë….”/ Deputeti kërcënon qytetarin: Hajde po qe burrë, do të jap një mësim që të dhëmbi koka,

4 Mars 2021, 18:31 Nga DOSJA
“Je hajn i rëndomtë….”/ Deputeti kërcënon

TIRANË – Deputeti Selami Jenisheri, kryetar i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, pas një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, ka shkëmbyer komente edhe me qytetarët, ku dhe është përfshirë në një debat me njërin prej tyre.

Në momentin që deputeti shpalli thirrjen në ‘Facebook’ për kandidatë për deputetë në partinë e tij, një qytetar e ka ‘sulmuar’ duke i thënë fjalë fyese dhe ofenduese.

Mesa duket depueti, pasi ka parë komentet nuk është përmbajtur, ku dhe e ka kërcënuar komentuesin, duke i thënë se do ta gjejë dhe madje për fjalët fyese do të paguajë edhe  20.000 euro.

Biseda: 

Komentuesi: Ça flet o deputet, ti don me rru njato lek prej KQZ, prandaj don me marr pjesë në zgjedhje me çdo kusht, edhe me lista të bme në Pazar. Por faji nuk asht i joti, që je hajn i rëndomtë por  i ligjit që ta lejon këtë punë.

Selami Jenisheri: Po qe burre, hajde mi jep keto fjale me shkrim qe të jap një mësim që të dhëmbi koka për atë dëmshpërblim që duhesh të pagujsh, por fshihes nëpër anonimate, si pa…

Komentuesi:  Pse kërcënon (E di se gjyqet i ke pasion se në gjyq me tan fisin tan) apo po të lëkundet fitorja, ti me ato qindra mija trashgimtarë e ke të sigurtë fitoren, mos u mërzit. Kryetra marsh ç’ka meriton. Cheers.

Selami Jenisheri: Babu burrë, se të kanë pru në këtë  botë, mos të fshihesh po të jetosh me dinjitet, nuk të vejn shumë me pagu, nga 20.000 Euro bre. Nuk besoj se do mundohem shumë me të gjet, se nuk më shpëton dot.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike selami jenisheri selami jenisheri

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2021, 15:53

KAVAJË- Drejtuesja politike në Kavajë dhe Rrogozhinë, ditën e sotme ka takuar familjen e Nazmi Konit, i cili është me aftësi të kufizuar. Koni, ka thënë se...

Politike 4 Mars 2021, 15:47

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për zonat e Vorës, Paskuqanit, Zallherrit e Kamzës, Flamur Noka, ka takuar e biseduar me shumë kryefamilja...