Politike

Largimi i Kalos nga Komiteti i Ekspertëve, Manastirliu publikon foton me mjekun: Pimë një kafe pune, për të ndarë mendime

4 Mars 2021, 16:27 Nga DOSJA
Largimi i Kalos nga Komiteti i Ekspertëve, Manastirliu publikon foton me

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konsumuar një kafe pune me mjekun Tritan Kalo, pak orë pasi vetë mjeku bëri me dije se ka shkëputur bashkëpunimin me grupin e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Në një status në profilin e saj në Facebook, Manastirliu ka publikuar një foto me mjekun Kalo, krah të cilës shkruan se ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij për pacientët.

Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla. Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19. Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë. Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat. #Maskën #Distancën #Higjienën #Bashkë do ia dalim! Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”,”- shkruan Manastirliu krah fotos.

Ditën e sotme mjeku Tritan Kalo njoftoi largimin e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me anë të një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’. Ky lajm u pasua me reagime nga drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe mjeku Erion Dasho.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu tirtan kalo ogerta manastirliu tirtan kalo

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2021, 15:53

KAVAJË- Drejtuesja politike në Kavajë dhe Rrogozhinë, ditën e sotme ka takuar familjen e Nazmi Konit, i cili është me aftësi të kufizuar. Koni, ka thënë se...

Politike 4 Mars 2021, 15:47

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për zonat e Vorës, Paskuqanit, Zallherrit e Kamzës, Flamur Noka, ka takuar e biseduar me shumë kryefamilja...