Politike

Miratimi i Rezolutës për Shqipërinë nga Komisioni i Jashtëm i PE, Meta: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira. Shqiptarët

4 Mars 2021, 16:45 Nga DOSJA
Miratimi i Rezolutës për Shqipërinë nga Komisioni i

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka përshëndetur Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Në një postim, që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se nuk do të ketë negociata nëse zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jenë të lira dhe të ndershme. 

Ndër të tjera, Meta, falenderoi dy grupet e mëdha politike, që ofruan mbështetjen e tyre për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Po ashtu, Presidenti u ka bërë thirrje shqiptarëve, që të mbrojnë me çdo çmim votën e lirë.

POSTIMI I PLOTË:

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184! Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian (AFET) ditën e sotme, ka miratuar, raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2021, 15:53

KAVAJË- Drejtuesja politike në Kavajë dhe Rrogozhinë, ditën e sotme ka takuar familjen e Nazmi Konit, i cili është me aftësi të kufizuar. Koni, ka thënë se...

Politike 4 Mars 2021, 15:47

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për zonat e Vorës, Paskuqanit, Zallherrit e Kamzës, Flamur Noka, ka takuar e biseduar me shumë kryefamilja...