Bota

Franca me pritshmëri të larta, synon të vaksinojë 30 milion persona deri në verë  

4 Mars 2021, 18:57 Nga DOSJA
Franca me pritshmëri të larta, synon të vaksinojë 30 milion

FRANCË- Franca synon të vaksinojë 30 milion persona deri në verë. France24 shkruan se kryeministri i vendit, Jean Castex ka deklaruar ditën e sotme se 10 milion persona do të vaksinohen deri në mes të prillit, 20 milion deri në mes të muajit maj dhe se deri në verë 30 milion do të kenë marrë dozat e vaksinave.

Gjatë fjalës së tij, Castex tha se më shumë se 60% e infeksioneve të zbuluara në Francë janë të lidhura me mutacionet e Covid në Angli.  Castex gjithashtu bëri me dije se Franca mund të bllokohej në fundjavë për të ulur ritmin e infektimeve.

“Qarkullimi i virusit është përshpejtuar gjatë dy javëve të fundit dhe kjo lidhet qartë me variantin nw Mbretërinë e Bashkuar,” tha Castex.

Në francë deri tani janë vaksinuar rreth 3.2 milion persona, ku nga këta 1.8 milion kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne france jean castex covid ne france jean castex

Sondazh

Poll