Bota

Nuk kanë të ndalur, Britania kthehet të vatër mutacionesh të Covid, zbulohet varianti tjetër

4 Mars 2021, 18:07 Nga DOSJA
Nuk kanë të ndalur, Britania kthehet të vatër mutacionesh

ANGLI- Një variant tjetër të Covid-19 është zbuluar ditën e sotme në Angli. Metro shkruan se lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku ka thënë se janë gjetur 16 raste me mutacionin e quajtur VUI-202102/04.

Ky mutacion momentalisht është nën studim nga shkencëtarët dhe se ai përmban një  substancë E484K, për të cilët ata kanë deklaruar se është rezistent ndaj vaksinave. Ndërsa një lajm i mirë për këtë, mutacion është se nuk përmban substancën e N501Y, të gjetur në variantet më të rrezikshme të Covid.

Mutacionet e Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar shumë raste mutacionesh ndërkohë që më të rrezikshmit janë të Afrikës së Jugut, Nigerisë dhe të Anglisë.

(I.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ministria e shendetesie mutacion i covid vui-202102/04 ministria e shendetesie mutacion i covid vui-202102/04

Sondazh

Poll