Bota

Vaksinë latine/ Kuba nis fazën e tretë të studimit, marrin pjesë 44 mijë vullnetarë 

4 Mars 2021, 17:44 Nga DOSJA
Vaksinë latine/ Kuba nis fazën e tretë të studimit, marrin

KUBË- Kuba ka nisur fazën e tretë të studimit për vaksinën e saj anti-Covid, Soberana 2. The Guardian shkruan se studimi nisi këtë javë dhe se kanë marrë pjesë rreth 44 mijë vullnetarë nga mosha 19 deri në 80 vjeç.

Kjo vaksinë do të jepet me dy doza njësoj si vaksinat e tjera, ndërkohë që për njerëzit që nuk janë të mjaftueshme dy doza do të jetëm një e tretë. Sipas ekspertëve, nëse vaksina rezulton efektive, Kuba do të vaksinojë të gjithë popullsinë e saj prej 11 milion banorësh.

Kjo është vaksina e parë që po prodhuhet në të gjithë Amnerikën Latine, dhe se provat e fazës së tretë të vaksinës Soberana 2, mbarojnë në muajin nëntor. Nëse vaksina del sipas pritshmërive, Kuba do ta ofrojë atë edhe për transport për vendet e tjera.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota soberana 2 vaksina latine soberana 2 vaksina latine

Sondazh

Poll