Bota

Aksident i rëndë në Kosovë, përfshihen 5 automjete, humb jetën 1 person, plagosen 9 të tjerë

4 Mars 2021, 18:45 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Kosovë, përfshihen 5 automjete,

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka nsdodhur në Kosovë dotën e sotme rreth orën 14:00. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ku ka thënë se aksidenti ka ndodhur në autostradën Prishtinë- Pejë. Në aksident janë përfshirë 5 makina, ku ka mbetur i vdekur drejtuesi i njërës prej makinave dhe të plagosur 9 persona të tjerë.

Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, tha ai.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende duke u kryer, ndërkohë që në vend ngjarje shkuan policia, ambulancat dhe zjarrëfikëset.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aksident në kosovë nysret gjurkaj aksident në kosovë nysret gjurkaj

Sondazh

Poll