Bota

Plagosje e dyfishtë në Prizren, polici qëllon me armë qytetarët, vihet në pranga

4 Mars 2021, 18:11 Nga DOSJA
Plagosje e dyfishtë në Prizren, polici qëllon me armë

KOSOVË– Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Kosovë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Dragash në qarkun e Prizrenit. Ka qenë një efektiv policie, identiteti i të cilit nuk dihet ende, që jashtë orarit të punës është përfshirë në një konflikt me dy qytetarë.

Në konflikt e sipër, efektivi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi të dy qytetarët, duke i lënë të plagosur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00,”– tha ai.

Nuk dihet ende identiteti i qytetarëve të plagosur, ndërkohë që mësohet se janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa efektivi është arrestuar.

Pritet që të merret dëshmia e të përfshirëve në ngjarje, për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e plagosjes dhe për arsyet që nisi konflikti. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dragash plagosje e dyfishte ne dragash prizren dragash plagosje e dyfishte ne dragash prizren

Sondazh

Poll