Aktualitet

FOTOT/ Enkelejda Hoxha brenda KLGJ-së gjyqtarja hyri me pranga në duar, momentet kur qëndron krah Metanit të ILD-së

4 Mars 2021, 09:35 Nga DOSJA

TIRANË– Sot ka nisur seanca për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së, për shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha.

Kjo e fundit u arrestua pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës. Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihet se Hoxha qëndron krah Artur Metanit të ILD-së.

Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lërë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, sekretaren e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi dhe gjashtë të arrestuarit e tjerë, si pjesë e kësaj dosjeje. Ndërsa për kardio-kirurgun Edvin Prifti, Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”, duke lënë në fuqi edhe pezullimin e tij nga puna.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll