Bota

“Është vetëm maja e ajsbergut”/ Interpoli zbulon mijëra vaksina të rreme në Afrikën e Jugut dhe në Kinë

4 Mars 2021, 11:52 Nga DOSJA
“Është vetëm maja e ajsbergut”/ Interpoli zbulon

KINË-Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza të rreme të vaksinës Covid-19. Sipas TheGuardian, lajmi është konfirmuar nga organizatat globale e policisë Interpol, të cilët e kanë quajtur këtë vetëm “majën e ajsbergut” në krimet e lidhura me vaksinat.

“Ndërsa e mirëpresim këtë rezultat, ky është vetëm maja e ajsbergut kur bëhet fjalë për krimin e lidhur me vaksinat Covid-19”, tha sekretari i përgjithshëm i Interpolit Juergen Stock.

Po ashtu, ai ka treguar se sasia e zbuluar është 400 shishe, që përmbajnë në total 2,400 doza, të cilat u gjetën në një depo në Germiston jashtë Johanesburgut në Afrikën e Jugut. Gjatë operacionit u arrestuar tre kinez dhe një shtetas Zambian. Ndërsa në Kinë u zbuluar 3 mijë vaksina të rreme.

“400 shishka, ekuivalente me rreth 2,400 doza,  që përmbajnë vaksinën e rreme u gjetën në një depo në Germiston jashtë Johanesburgut në Afrikën e Jugut, ku oficerët gjetën gjithashtu maska ​​të rreme dhe arrestuan tre kinezë dhe një shtetas Zambian. Në Kinë , policia identifikoi me sukses një rrjet që shiste vaksina të falsifikuara Covid-19 në një hetim të mbështetur nga Interpol, i cili ka 194 vende anëtare.  Ata bastisën lokalet e prodhimit, duke rezultuar në arrestimin e rreth 80 të dyshuarve dhe kapën më shumë se 3,000 vaksina të rreme në skenë,”-“-thuhet në njoftimin e Interpolit 

Gjithashtu, ai ka paralajmëruar që asnjë vaksinë e aprovuar nuk është në dispozicion për shitje në internet.

“Çdo vaksinë që reklamohet në faqet e internetit ose rrjeti i errët nuk do të jetë i ligjshëm, nuk do të jetë testuar dhe mund të jetë i rrezikshëm,”-ka thënë ai. 

Agjentët federalë amerikanë kanë kapur afërsisht 10 milion maska ​​false të N95 në javët e fundit.  Interpol në fillim të këtij viti lëshoi ​​një njoftim “Portokalli”  paralajmëruese në të gjithë botën për t’u përgatitur për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat Covid-19, si fizikisht ashtu edhe në internet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kapen vaksina te rrembe ne kine kapen vaksina te rreme ne afriken e jugut kapen vaksina te rrembe ne kine kapen vaksina te rreme ne afriken e jugut

Sondazh

Poll