Politike

‘Shëndetësia’/ Rama fut Najada Çomon në listën e PS për deputete: Në kohën e PD, spitalet ishin si filma horror, aku

4 Mars 2021, 09:02 Nga DOSJA
‘Shëndetësia’/ Rama fut Najada Çomon në

TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25-prillit ku kërkon një mandat të tretë politik duke u ndalur tek sektorët kyçë të vendit. Pas rezymesë që i bëri dje reformës në drejtësi, sot Rama u ndal tek Shëndetësia ku foli për ndryshimin galopant që sipas tij është bërë në 7 vite.

Rama u mor edhe me pandeminë duke e cilësuar si një provë për sistemin shëndetësor që mundi të përballohej vetëm nga Partia Socialiste, që sipas tij ishte e përgatitur dhe nuk nuk u gjet siç do të gjendej nëse në pushtet do të ishte PD.

Rama foli për një transformim rrënjësor nëpër spitale, që në kohën e PD iu ngjanin filmave horror ndërsa sot ato janë godina me standarte evropiane. Rama komentoi edhe akuzat e Halim Kosovës, që i përdori si shembull për të bërë diferencën mes partisë Socialiste dhe opozitës.


Fushatën për shëndetësinë e mbylli pa premtime por me prezantime. Pjesë e ekipit të Partisë Socialiste do të jetë edhe shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo. Mjekja falenderoi kryeministrin, ndërsa në “petkun” e kandidates për deputete për zgjedhjet e 25 prillit foli për vështirësitë e pandemisë dhe luftën e përditshme të bluzave të bardha.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll