Aktualitet

Të shpallur në kërkim për vrasjen e Taulant Gjikajt, identifikohen dy personat që iu afruan 31-vjeçarin duke e ekzekutuar

4 Mars 2021, 08:21 Nga DOSJA
Të shpallur në kërkim për vrasjen e Taulant Gjikajt,

VLORË– Policia ka ndaluar 12 persona si të dyshuar në vrasjen e Taulant Gjikajt, ndërkohë që ka shpallur në kërkim dy persona të tjera. Personat e shpallur në kërkim janë Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj.

Mësohet se të dy këta persona kanë qenë në makinë së bashku me 44-vjeçarin Hansi Jonuzi, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme nga Policia, ndërsa në mjet u gjet dhe arma e përdorur në vrasjen e Gjikajt.

Mësohet se pista kryesore mbi të cilën po hulumtojnë hetuesit është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Gjikaj ishte një person me precedent të mëparshëm penali, i arrestuar për armëmbajtje pa leje gjatë një konflikti me armë mes bandave në qytetin e Vlorës në vitin 2017.

(A.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet taulant gjikaj taulant gjikaj ekzekutohet taulant gjikaj taulant gjikaj

Sondazh

Poll