Aktualitet

Ndryshonte datat e skadencës të ushqimeve që prodhonte, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari në Tiranë

4 Mars 2021, 08:50 Nga DOSJA
Ndryshonte datat e skadencës të ushqimeve që prodhonte,

TIRANË– Një 62-vjeçar në Tiranë ka rënë ne prangat e policisë pasi ndryshonte datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte dhe kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste.

Policia njofton se i arrestuari është 62-vjeçari M.K., tregtar në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se ky shtetas kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.

(Kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 62 vjecari ndryshonte datat e skandencës arrestohet 62 vjecari ndryshonte datat e skandencës

Sondazh

Poll