Aktualitet

Sherri nisi nga telefonata për borxhin! Taulant Gjikaj u ekzekutua nga persona që i njihte, para vrasjes ndodhej në lokal, si

4 Mars 2021, 07:26 Nga DOSJA
Sherri nisi nga telefonata për borxhin! Taulant Gjikaj u ekzekutua nga

VLORË– Policia e Vlorës ka shoqëruar 12 persona në komisariat, si të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj. Në vijim të hetimeve për të zbuluar se cilët ishin personat që kanë ekzekutuar të riun, Gjikaj në mes të ditës, policia ka kryer dhe kontrolle në disa banesa. Dosja.al mëson se janë shpallur në kërkim dy persona, Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj. Këta persona kanë qenë në makinë së bashku me 44-vjeçarin Hansi Jonuzi, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme nga Policia, ndërsa në mjet u gjet dhe arma e përdorur në vrasjen e Gjikajt.

Hansi është shprehur para autoriteteve se nuk ka lidhje me ngjarjen e se nuk e ka kryer ai krimin. Biznesmeni u arrestua ditën e djeshme pas dëshmive që qytetarët dhanë për efektivët. Ai u kap nga policia në rrugën që të çon drejt pyllit të Sodës.

Pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi, por pasagjeri në derën e pasme për një moment nuk ka mundur të hipi dhe mjeti është ndalur sërish. Pas rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes dy persona kanë zbritur nga makina, ndërsa shoferi, Jonuzaj ka ikur drejt Pyllit të Sodës, ku dhe është kapur. Ndërkohë, Jonuzaj nuk e ka pranuar autorësinë, mirëpo është mësuar se ai ka qënë shoferi i makinës.

Dosja.al mëson se viktima dhe personat që i bënë atentat njiheshin më para e se çdo gjë ka nisur nga borxhet që 31-vjeçari kishte marrë. Madje ai kishte biseduar me autorët pak orë para vrasjes. Tabulantet telefonike faktojnë bisedat e zhvilluara mëngjesin e djeshëm mes viktimës dhe autorëve, të cilat kanë qenë të ashpra, me debate dhe ofendime. Ata kanë qenë miq dhe shokë me njëri-tjetrin, kanë qenë të njohur, ndaj dhe 31-vjeçari ka ndaluar, në momentin që ata i kanë dalë para në rrugë.

Autorët janë larguar me një makinë gri, e cila besohet se është në emër të bashkëshortes së njërit prej tyre.

Mësohet se pista kryesore mbi të cilën po hulumtojnë hetuesit është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Gjikaj ishte një person me precedent të mëparshëm penali, i arrestuar për armëmbajtje pa leje gjatë një konflikti me armë mes bandave në qytetin e Vlorës në vitin 2017.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet taulant gjikaj taulant gjikaj ekzekutohet taulant gjikaj taulant gjikaj

Sondazh

Poll