Aktualitet

E prangosur dhe me maskë! KLGJ shtyn seancën për Enkelejda Hoxhën, gjyqtarja kërkon më shumë kohë. Metani del kundër: N

4 Mars 2021, 08:44 Nga DOSJA
E prangosur dhe me maskë! KLGJ shtyn seancën për Enkelejda

TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u përball ditën e sotme me trupën e KLGJ, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e saj nga detyra. Me pranga dhe maskë anti-covid, Hoxha u paraqit në Gjykatë. KLGJ vendosi të shtyjë me 10 mars në orën 11 seancën për gjyqtaren e arrestuar për korrupsion në Gjykatën e Krujës. Avokati i saj është shprehur se magjiatratja ka të drejtë: Magjistratja ka të drejtë …paragjykim i cështjes

Ndërsa Metani, ashtu si radhën e kaluar, tha se nuk e shikon si arsye ligjore shtyerjen e seancës.

Metani: Nuk shoh realisht arsye ligjore për shtyrje sepse avokati ka qenë prezent në cdo seancë dhe ka bërë parashtresën dhe ka paraqitur pretendimet në emër të klientes së tij. Por në kuadër të respektit të gjendjes në të cilën ndodhet magjistratja, tentoj të jem mirëkuptues ndaj kërkesës së saj dhe shprehem pozitivisht, por jo më shumë se disa ditë shtyrja”.

Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lërë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, sekretaren e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi dhe gjashtë të arrestuarit e tjerë, si pjesë e kësaj dosjeje. Ndërsa për kardio-kirurgun Edvin Prifti, Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”, duke lënë në fuqi edhe pezullimin e tij nga puna.

Pse është arrestuar Enkelejda Hoxha?

Enkelejda Hoxha u vu në pranga pak javë më parë nga SPAK, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Për të gjithë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës. Edhe mjeku, ka përfunduar i arrestuar.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll