Aktualitet

Sulmi absurd! Zjarrëfikësi shpëton shqiptarin, e nxjerr nga makina e bllokuar, 22-vjeçari e godet me grushta

4 Mars 2021, 06:46 Nga DOSJA
Sulmi absurd! Zjarrëfikësi shpëton shqiptarin, e nxjerr nga

ITALI- Një i ri shqiptar ka bërë një veprim aspak të hijshëm. Të dielën në mbrëmje në Casa Bernini, 22 vjeçarj shqiptar i quajtur Artur J.,mbeti i bllokuar në makinën e tij. Në ndihmë i erdhi një zjarrfikës 35 vjeçar, mirëpo i riu e goditi me grushta.

Mediat italiane shkruajnë se sulmi ishte absurd ndaj burrit, i cili po përpiqej ta ndihmonte. Karabinierët pastaj ndërhynë në vendin e aksidentit dhe dërguan të plagosurin në spital. Shoferi do të denoncohet dhe zjarrfikësi do të jetë në gjendje të paraqesë një ankesë.

Aksidenti rrugor ndodhi të dielën në mbrëmje në Casa Bernini. Shqiptari ishte në timonin e një “Ford Fusion” i cili, për arsye për tu sqaruar, kishte dalë nga rruga dhe shoferi ishte bllokuar në vendin e shoferit.

Disa kalimtarë u afruan për ta ndihmuar por nuk ishin në gjendje të hapnin dyert. Kështu që u kërkua ndërhyrja e një ekipi të zjarrfikësve. Zjarrfikësit arritën të hapin një vrimë në makinë duke nxjerrë shqiptarin. Ky i fundit, në vend që t’i falënderonte ata, sulmoi zjarrfikësin me disa grushta në fytyrë. Nga ky çast filloi një përleshje dhe, në fund, shoferi u bllokua.

Ambulanca shkoi në vendin e aksidentit dhe të dy të plagosurit, automobilisti dhe zjarrfikësi, u transferuan në urgjencën e spitalit Stradella.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne itali shqiptari sulmon zjarrefikesin shqiptari ne itali shqiptari sulmon zjarrefikesin

Sondazh

Poll