Aktualitet

Samiti në Tiranë bën bashkë liderët e Ballkanit, Vuçiç refuzon foton me Metën (Foto+VD)

9 Maj 2019, 07:22 Nga DOSJA
Samiti në Tiranë bën bashkë liderët e Ballkanit,

Tiranë– Me ftesë të Presidentit Ilir Meta u zhvillua Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit në Tiranë, ku marën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.Në këtë samit ishin të pranishëm  presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Milorad Dodik, presidenti i Bosnje-Hercegovinës. E ftuar në këtë samit është  shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.Ajo që u vu re në fillim të këtij samiti ishte se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç refuzoi të pozonte në krahë të presidentit Meta dhe presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarovic. Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor, u shpreh çështja e integrimit të Ballkanit do të shqyrtohet nga Parlamenti i ri i BE. Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se samiti i Berlinit ishte i pakoordinuar me SHBA-në.

 

Samiti synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Kujtojmë se ky lloj samiti është tashmë një nismë që prej vitit 2010, ku ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

Axhenda e Samitit:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hashim thaci meta mbledh liderët e ballkanit samiti i brdo-brijunit tiranë vuçiç refuzon metën hashim thaci meta mbledh liderët e ballkanit samiti i brdo-brijunit tiranë vuçiç refuzon metën

Sondazh

Poll