Aktualitet

E hoqi nga puna, sanitarja denoncon drejtoreshën e Konvikteve në Gjirokastër: Me mua u tregua shumë mizore (Foto)

8 Maj 2019, 20:53 Nga DOSJA

GJIROKASTËR-Një punonjëse e Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor Gjirokastër denoncon drejtoreshën e këtij institucioni, Doriana Demo për pushim të padrejtë nga puna.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Adelina Loloci pretendon se drejtoresha e ka larguar nga puna si sanitare për të favorizuar njerëz të saj. Të njëjtin denoncim, sanitarja e ka shpërndarë edhe në faqen “Bashkia që Duam”.

Sipas asaj që shkruan Loloci, nga drejtoresha Demo i është thënë se motivi i largimit nga puna lidhet me shkurtimin e pozicionit të saj, por sipas saj vendi i saj mund t’i jetë ofruar edhe një personi tjetër.

“Drejtoresha e Konviktit që pa i mbushur dy vjet në punë i hoqi të gjithë njerëzit që gjeti dhe punësoi njerëzit e saj shoqëror dhe miqësor. E ka kthyer institucinin në pronën e saj provate. Me mua u tregua shumë mizore, pa i bërë gjë,”-shkruan ndër të tjera sanitarja. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adelina loloci denoncimi i adelina lolocit doriana demo gjirokaster adelina loloci denoncimi i adelina lolocit doriana demo gjirokaster

Sondazh

Poll