Aktualitet

“I armatosuri terrorizoi banorët në Bradashesh”, policia përgënjeshtron Berishën: Shtetasit iu vodh makina

9 Maj 2019, 05:24 Nga DOSJA
“I armatosuri terrorizoi banorët në Bradashesh”, policia

Elbasan– Policia e Elbasanit ka reaguar pas denoncimit të Sali Berishës, se në fshatin Bradashesh një person lëviz i armatosur. Në denoncimin e tij Berisha u shpreh se banditi i narko-partisë po terrorizon qytetarët dhe nxënësit dhe se policia nuk ndërhyn.

“Terror ndaj nxënësve dhe banorëve në Bradashesh nga banditi i narko-partisë! Narkopolicia nuk ndërhyn, është i yni! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. “Përshëndetje dr terror në Bradashesh në Elbasan, një i armatosur me kallashnikov po terrorizon banorët dhe nxënësit e shkollës policia nuk ndërhyn”,  shkruhet në denoncimin e Berishës.

Policia e Elbasanit sqaron se nuk ka pasur asnjë person të armatosur që të ketë terrorizuar njerëzit apo nxënësit e shkollës. Policia njofton se shtetasit E.Ll i është vjedhur makina dhe po punon për  kapjen autorëve të dyshuar, Xh.M, dhe J.T.,

Reagimi i plotë i policisë:
Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social Facebook nga shtetasi S.B, se një person i armatosur me kallashnikov në fshatin Bradashesh, të Elbasanit terrorizon banorët dhe nxënësit e shkollës dhe se policia nuk ndërhyn, sqarojmë se:

Nuk ka pasur asnjë person të armatosur i cili të ketë terrorizuar banorët dhe nxënësit e shkollës . Shtetasi E.Ll., është paraqitur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe ka bërë kallëzim se më datë 08.05.2019 , rreth orës 03:00, shtetasit Xh.M., dhe J.T., i kanë vjedhur automjetin e tij.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet policore kanë organizuar punë dhe kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit të cilin e kishin braktisur disa orë më vonë në fshatin Bradashesh.

Vijon puna për gjetjen dhe kapjen e shtetasve Xh.M, dhe J.T., të cilët janë shpallur në kërkim policor, për veprën penale ” Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi te berisha personi i armatosur bradashesh policia e elbansanit denoncimi te berisha personi i armatosur bradashesh policia e elbansanit

Sondazh

Poll