Aktualitet

Sanitarja denoncon se e hoqi padrejtësisht nga puna, reagon drejtoresha: Po hidhet baltë e helm mbi mua

9 Maj 2019, 05:36 Nga DOSJA
Sanitarja denoncon se e hoqi padrejtësisht nga puna, reagon drejtoresha: Po

Gjirokastër- Një ditë më parë një punonjëse e Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor Gjirokastër denoncoi drejtoreshën e këtij institucioni, Doriana Demon se e ka pushuar nga  pushim padrejtësisht. Adelina Loloci pretendon se drejtoresha e ka larguar nga puna si sanitare për të favorizuar njerëz të saj.

Të njëjtin denoncim, sanitarja e shpërndau edhe në faqen “Bashkia që Duam”. Sipas asaj që shkruan Loloci, nga drejtoresha Demo i është thënë se motivi i largimit nga puna lidhet me shkurtimin e pozicionit të saj, por sipas saj vendi i saj mund t’i jetë ofruar edhe një personi tjetër. (lexo këtu)

Por pas këtij denoncimi ka reaguar edhe drejtoresha Doriana Demo, e cila shprehet se është hedhur ndaj saj baltë dhe helm nga ish-punonjësja Loloci.

“Të gjithë bashkë po i ndryshojmë faqen atij institucioni dhe rezultatet u dukën shumë shpejt.  Dua t’ju them se nuk stepem as nga mallkimet, as nga telefonatat dhe as nga statuset në Facebook.”, shprehet ajo ndër të tjera.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet doriana demo doriana demon sanitarja gjirokastër doriana demo doriana demon sanitarja gjirokastër

Sondazh

Poll